Kryeministrja britanike Liz Truss dha dorëheqjen ditën e djeshme pasi plani i saj ekonomik shkatërroi reputacionin e vendit. Pas mandatit të saj të shkurtër dhe shumë të zhurmshëm, duket se lëvizjet brenda Partisë Konservatore kanë nisur.
Partia Konservatore, e cila ka një shumicë të madhe në parlament dhe nuk ka nevojë të thërrasë zgjedhje mbarëkombëtare për dy vjet të tjera, por do duhet të zgjedhë një udhëheqës të ri deri më datë 28 tetor, që do të jetë kryeministri i pestë i Britanisë në gjashtë vjet.
Sipas mediave britanike dhe kritikëve politikë atje, gara mund të vendosë kokë më kokë ish-ministrin e financave Rishi Sunak kundër Penny Mordaunt , por shohin si mundësi edhe rikthimin e Boris Johnson në skenën politike.
Një tjetër kandidat është edhe ish-analisti i Goldman Sachs, i cili u bë ministër i financave pikërisht kur pandemia COVID-19 goditi Evropën. Kandidatë të tjerë të mundshëm si Suella Braverman që dha dorëheqjen të dhe ministren e tregtisë Kemi Badenoch.
Truss u zgjodh në shtator për të udhëhequr Partinë Konservatore nga anëtarët e saj, me mbështetjen vetëm nga rreth një e treta e ligjvënësve të partisë.