Policia ka arrestuar Eglantina Isufin, nënën që braktisi foshnjën një ditë më parë në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Ajo akuzohet për braktisje të fëmijës.
Në dëshminë e parë të dhënë për policinë 30-vjeçarja ka mohuar që të jetë ajo nëna e fëmijës. Efektivët kanë shoqëruar edhe nënën e 30-vjeçares. Ajo gjithashtu ka mohuar të ketë qenë në dijeni të ngjarjes. Verifikimi i telefonave celular të nënë e bijë më pas ka vërtetuar dyshimet e efektivëve. 30-vjeçarja rezulton që është e pamartuar dhe nuk ka fëmijë të tjerë. Ajo ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë e saj dhe ka braktisur fëmijën ka qenë për shkak se nuk ka dashur që të merret vesh nga familjarët e saj, por edhe nga opinioni pasi nuk është e martuar.
Grupi hetimor ka pasur dyshime se 30-vjeçarja e ka lindur foshnjën e vetme në garazhin e pallatit ku dhe më pas e ka braktisur dhe është kthyer në banesë. Vajza nuk ka folur fare për babanë e fëmijës, por ka kërkuar të mos identifikohet dhe më pas është transportuar për në spital.
Foshnja u gjet nga banorët e pallati dhe u dërgua në maternitet, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.