Kina është kampioni i ri i Botës në Gjimnastikën Artistike. Pavarësisht se nuk ishte favoritë dhe e nisën në malore finalen e madhe, kombëtarja aziatike arriti që të jetë perfekte në disiplinat e Gjimnastikës, duke shkëlqyer dhe treguar një formë fenomenale. Fituesit e medaljes së bronztë në Olimpiadën e Tokios garuan në tre disiplina për të mbajtur pozitat në vendin e parë deri në fund, me 257.858 pikë të grumbulluara.
Nën kampionia olimpike në Tokio, Japoni bëri disa gabime në momentet finale për ta mbyllur garën vetëm në vendin e dytë. Japonezët iu duhej të kënaqeshin me vendin e dytë, me 253. 395 pikë.
Britania e madhe plotësoi podiumin me një vend të tretë, me rreth 6 mijë pikë më pak se Japonia. Britanikët arritën që të përfitonin nga mungesa e Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, duke siguruar kështu kualifikimin në Lojërat Olimpike 2024. Sigurisht, në turneun e Parisit do jenë pjesëmarrëse edhe Kina e Japonia.