Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka vendosur që marrë pjesë si folës në një konferencë ndërkombëtare të kriptomonedhave në Singapor muajin e ardhshëm. Johnson është renditur si folësi kryesor në mbledhjen njëditore, e cila po mbahet në hotelin InterContinental.
Ndërkohë pak ditë më parë Johnson mori pjesë në një konferencë në Kolorado ku foli në lidhje me industrinë e kompanive të sigurimit për të cilën raportohet se u pagua rreth 150 mijë dollarë.
Samiti i Signaporit është në vazhdën e takimeve dhe konferancave ku Johnson është i pranishëm që pas largimit nga posti i kryeministrit dhe refuzimi nga ana e tij për të marrë pjjesë në garën e konservatorëve për një mandat tjetër në krye të Britanisë në një kohë krize.