Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e tregtimit të naftës në vend, me 9 lekë më shumë nga vendimi i mëparshëm.
Një litër naftë do të tregtohet për 248 lekë. Kjo është rritja e katërt radhazi.
Çmimi i naftës arriti rekord historik në vend më 17 qershor, ku një litër naftë u tregtua për 265 lekë.
Çmimi i benzinës ka pësuar një rënie të lehtë, ndërsa për gazin mbetet i pandryshuar.
Vendimi i Bordit:
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 248 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 236 lekë/litër.
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 201 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 189 lekë/litër.
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.
Sipas Bordit ndryshimi i çmimeve vjen si rezultat i rritjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran ku benzina ështe ulur me -33$/ton dhe Gazoili është rritur me + 75 $/ton nga data 22.08.2022