Bord i Transparencës ka publikuar çmimet e reja sa i përket naftës, benzinës dhe gazit.
Çmimi i naftës është rritur me 8 lekë dhe do të shitet në treg me 214 lekë litri.
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 214 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 202 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 121 lekë/litër.