Bordi i Transparencës ka caktuar të shtunën e 18 shkurtit çmimet e reja për karburantet.
Një litër naftë, sipas njoftimit zyrtar, do të shitet 190 lekë për litër nga 195 që ishte më parë.
Ndërkohë benzina do të shitet me 186 lekë për litër, nga 189 që shitej.
Ndërsa çmimi i gazit të lëngshëm nuk ndryshon, 80 lekë për litër.