Gjykata Kushtetuse ka rrëzuar të mërkurën e 22 shkurtit Bordin e Transparencës për çmimet e ushqimeve.
Në arsyetimin e Kushtetueses, thuhet se vendimi i Këshillit të Ministrave, “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, është i papajtueshëm me Kushtetutën.
Kujtojmë që shqyrtimi i këtij bordi në Kushtetuese erdhi pas kërkesës së disa deputetëve të Partisë Demokratike.
Ishin 29 deputetë demokratë, të cilët firmosën kërkesën që u dorëzua disa muaj më parë në Gjykatë.
Më herët, Partia Demokratike ka depozituar edhe kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Transparencës për karburantet.