Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve, ku rezulton se nafta është ulur me 4 leke dhe nga 187 leke/ litri që ishte do të shitet me 183 lekë/litri.
Ndërsa çmimi i benzinës është rritur me 1 lekë dhe nga 185 lekë litri, do të shitet me 186 lekë/litri
Sa i takon çmimit të gazit, çmimi mbetet i pandryshuar dhe do shitet me 75 lekë/litri me pakicë.
Ulje me 3 leke litri ka pësuar nafta për peshkim që do të shitet me 90 lekë/litri nga 193 lekë/litri që ishte.
Sipas bordit ndryshimi i çmimeve të karburanteve, bazohet në të dhënat e bursës Platts të Medheut.