Bombarduesit amerikanë B-52, të cilët mbajnë armë bërthamore, po marrin pjesë në stërvitje të reja të përbashkëta ajrore me Korenë e Jugut, në një shfaqje force kundër Koresë së Veriut si pjesë e frenimit të Phenianit nga testimi i armëve bërthamore, raporton agjencia AP.
Bombarduesit B-52 po marrin pjesë në stërvitje të përbashkëta ajrore me avionët luftarakë të SHBA-së dhe Koresë së Jugut mbi Gadishullin Korean, tha Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut, sipas AP.
U tha se ky është dislokimi i parë i bombarduesve amerikanë B-52 në gadishull brenda një muaji dhe se stërvitjet “dëshmojnë vendosmërinë e fortë të Seulit dhe Uashingtonit dhe gatishmërinë e tyre të përsosur për t’iu përgjigjur shpejt dhe dërrmues çdo provokimi nga Koreja e Veriut”.
Ushtria e Koresë së Jugut dhe ajo amerikane kanë zgjeruar stërvitjet e tyre të përbashkëta ushtarake në përgjigje të kërcënimeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut.
Pheniani zyrtar i percepton ushtrime të tilla si provokime që tregojnë qëllimin e rivalit për të sulmuar Korenë e Veriut.
Një ditë pas fluturimit të fundit të bombarduesve B-52 në gadishull më 6 mars, Kim Yo-jong, motra me ndikim e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, paralajmëroi se vendi i saj ishte gati të merrte “veprim të shpejtë dhe gjithëpërfshirës” kundër SHBA dhe Koreja e Jugut.