Përjashtohen 6 deputetët e PD-së nga aktiviteti parlamentar, 4 prej tyre me nga 10 ditë ndërsa dy tjerë 5 dhe 3 ditë.
6 deputetët e PD-së të përjashtuar:
Edmond Spaho (10 ditë)
Elda Hoti (10 ditë)
Sorina Koti (10 ditë)
Oerd Bylykbashi (10 ditë)
Lindita Metaliaj (5 ditë)
Greta Bardeli (3 ditë)
Vendimi u mor në mbledhjen e Sekretariatit për Etikën ku nga PD ishte i pranishëm Edmond Spaho. Mbledhja e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën u zhvillua 4 ditë pas dorëzimit të kërkesës së socialistëve, gjë që sipas opozitës është në shkelje të rregullores.