Ministria e mbrojtjes e Bjellorusisë tha të hënën se do të kryejë stërvitje me zjarr të drejtpërdrejtë dhe lëshime raketash të drejtuara kundërajrore si pjesë e grupimit të saj të përbashkët me forcat ruse, raportoi Interfax.
Njësitë ushtarake nga formacionet janë planifikuar të dislokohen në katër poligone stërvitore të Republikës së Bjellorusisë në pjesën lindore dhe qendrore të vendit, pas së cilës ata do të fillojnë të kryejnë aktivitete stërvitore luftarake, citon Interfax të ketë thënë një zyrtar i mbrojtjes së Minskut.
Ministria bjelloruse e mbrojtjes tha javën e kaluar se trupat ruse do të vendosen në vend për të formuar një “grupim rajonal” të ri mes pretendimeve nga Minsku se Ukraina po përgatitet të sulmojë territorin e saj.
Bjellorusia nuk ka ofruar asnjë provë për qëllimet agresive të Ukrainës.
Bjellorusia është një aleat i ngushtë rus që ka ofruar mbështetje logjistike dhe politike për pushtimin e Ukrainës nga Moska.
Pak para pushtimit të 24 shkurtit, trupat ruse mbërritën në Bjellorusi për ato që Moska i përshkroi si stërvitje ushtarake, përpara se të fillonin sulmet ndërkufitare kundër kryeqytetit ukrainas Kiev.