Mushkonjat sidomos në verë janë problem pasi pickimi i tyre kthehet në bezdi për shkak të kruarjes apo shpesh edhe infeksioneve që shkaktojnë.
Disa bimë që shumica prej nesh mbajnë në shtëpi jan zgjidhje për këtë problem.
Rozmarina
Rozmarina është një nga bimët më të mira kundër insekteve dhe buburrecave.
Mbani një vazo me rozmarinë në parvazin e dritares ose në ballkon.
Borziloku
Përveç përfitimeve në kuzhinë, borziloku mund ta mbajë shtëpinë tuaj të pastër nga insektet.
Studimet kanë treguar se vaji esencial i borzilokut mund të zbrapsë mushkonjat për 6 deri në 8 orë.
Kamomili
Kjo bimë e të njëjtit grup botanik të luledeles mban larg jo vetëm mushkonjat por edhe buburrecët, akrepat dhe insekte të tjerë.
Lavanda
Lavanda ka një aromë të mrekullueshme dhe aftësi qetësuese, por për mushkonjat ajo është një tmerr i vërtetë.
Vaji esencial i lavandës në kombinim me vajra të tjerë natyralë është efikas në mbajtjen larg të mushkonjave.