Shefi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin u tha se ishte në bordin e avionit i cili u rrëzua disa ditë më parë në veriperëndim të Moskës.
Ministria britanike e Mbrojtjes thotë se pavarësisht raportimeve, nuk ka mjaftueshëm prova për të vërtetuar se ai ka vdekur. Sipas Britanisë, ka raporte se Prigozhin ndodhej në bordin e avioni që u rrëzua.
Kjo është konfirmuar edhe nga autoritetet ruse. Rrëzimi i avionit vjen dy muaj pasi Prigozhin udhëhoqi një rebelim të dështuar kundër Vladirmit Putin.