Ish-Presidenti i Bill Klinton viziton sot Shqipërinë për herë të parë me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Ai do të mbërrijë në Tiranë pasditen e sotme, në orën 19.00 dhe do të pritet nga kryeministri Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.
Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, kreu i qeverisë dhe ish-Presidenti Klinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve. Në orën 19.05 Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë Klinton të marrë çmimin e akorduar. Në orën 19.25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i Presidentit.