Në fjalimin hapës të ceremonisë së nderimit të presidentit Bill Klinton, kryeministri Edi Rama shprehu admirimin për ish-kreun e Shtëpisë së Bardhë si politikan por dhe rolin që ka luajtur në çlirimin e Kosovës nga forcat pushtuese serbe duke përcaktuar edhe të ardhmen e Ballkanit.
“Ne në Shqipëri nuk merremi vesh lehtë me njëri tjetrin. E kemi të vështirë të bëhemi bashkë nëse një armik i përbashkët nuk na detyron por unë nuk besoj se në një vend tjetër të botës ju do të gjeni një konsensus më të madh sesa këtu, – tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se Bill Cilnton është presidenti më shqiptar që mund të gjenin shqiptarët ndonjëherë në Amerikë. Në fjalën e tij, Rama tha se Cilnton ka qenë gjithmonë një pikë referimi dhe frymëzimi për shqiptarët. Rama tha se populli shqiptar është populli më amerikan.
“Ju jeni presidenti më shqiptar që mund të gjenim ndonjëherë në Amerikë, vendi juaj në zemrën e kombit tonë është aty ku qëndron miku më i madh i nderit”, tha Rama.
Në fjalimin e tij Bill Cilnton vlerësoi përparimin e Shqipërisë edhe pse ka ende problematika me rëndësi është që të jetë në anën e duhur të historisë.
“E di që keni ende probleme ekonomike, jemi të vetëdijshëm se ka sfida për të cilat duhet ti bashkohen të tjerët për t’iu ndihmuar. Jeni njerëz, nuk mund të jeni të përsosur, por mund të jeni në anën e duhur të historisë. …
Sot më dhatë një dhuratë të madhe, më të madhe edhe sa nderi. Më latë të shoh çfarë bëhet për të ardhmen në një vend ku e shkuara mund ta kishte vrarë. Vazhdoni kështu! Shqipëria t’i tregojë botës si duket një e ardhme gjithëpërfshirëse”.
Nga Tirana presidenti i 42 i SHBA-së i çoi mesazh Prishtinës, që t’i japë fund tensioneve në veri. Clinton tha se ishte gabim që qeveria e Kosovës zhvilloi zgjedhje e theksoi se situata mund të krijojë përplasje.