Tërmeti 5.6 ballë që goditi ditën e djeshme ishullin indonezian Java ka shkaktuar mbi 160 viktima dhe ka lënë të plagosur 7 mijë persona të tjerë. Të plagosurit ndodhen nëpër spitale ndërkohë që dëmet janë të pallogaritshme.
Sipas mediave vendase, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës për të nxjerrë trupat nga rrënojat dhe për të kërkuar për persona të cilët mund t’i kenë mbijetuar tërmetit.
Mbi 2000 shtëpi janë shembur ndërsa mbi 5 mijë njerëz janë evakuuar dhe janë zhvendosur në strehimore të përkohshme.
Tërmetet janë të zakonshme në Indonezi, e cila ndodhet në zonën e “unazës së zjarrit” në Paqësor. Vendi ka një histori tërmetesh shkatërruese dhe cunamesh ku mbi 2 mijë persona humbën jetën nga një tërmet në Sulawesi në vitin 2018 .