Ditën e enjte vendi ynë do të ketë mot me alternime vranësirash dhe kthjellime. Në orët e para të 24-orëshit parashikohet të ketë reshje shiu kryesisht në veri dhe qendër të vendit. Hera-herës këto reshje pritet të jetë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e mëngjesit më pas vranësirat do t’ja lënë vendin kthjellimeve.
Era do të jetë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 8 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe gjatë natës në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.
Në fushën termike për ditën e nesërme pritet të kemi rënie të temperaturave në të dyja vlerat, më konkretisht në zonat malore 20 deri 33°C, në zonat e ulëta 20 deri 37°C dhe në zonat bregdetare 25 deri 35°C.