Territori Shqiptar, përgjatë paradites do të vijojë nën dominimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta por me alternime kthjellimesh dhe vranësirash paraqiten zonat malore.
Parashikohet që orët e pasdites të sjellin vranësira më të dendura ku më të theksuara vranësirat do të jenë në verilindje dhe juglindje të territorit duke rrezikuar shira të dobët dhe lokalë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 27°C.