Një 87-vjeçare ka rënë nga kati i 7-të i një pallati në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”. E moshuara ka ndërruar jetë në vend, ndërsa nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
“Më datë 22.06.2023, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, dyshohet se ka rënë nga kati i 7-të i pallatit ku banonte shtetasja N. B., 87 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.