Policia e Durrësit ka njoftuar ditën e sotme se ka ndërruar jetë 45-vjeçarja O.GJ., pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e saj. Policia raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20 dhe 45-vjeçarja ka shkuar në Spitalin Rajonal të Durrësit pa shenja jete.
45-vjeçarja O.GJ., ishte banuese në Maminas, Durrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.