Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se kanë bërë progres në luftën kundër inflacionit dhe se inflacioni vjetor ka rënë me rreth 30 për qind që nga vera.
“Ne po bëjmë përparim në luftën kundër inflacionit. Të dhënat e sotme tregojnë se inflacioni vjetor ka rënë me rreth 30 për qind që nga vera, bazuar në papunësinë e ulët dhe rritjen e qëndrueshme”, tha Biden, duke vënë në dukje se lufta e tyre kundër inflacionit nuk ka përfunduar, raporton Anadolia.
Shpenzimet e konsumit personal në SHBA u rritën me 0.2 për qind në shkurt, nën pritjet e tregut, sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti i Tregtisë i SHBA.
Nga ana tjetër, në të njëjtën periudhë, indeksi i çmimeve të shpenzimeve për konsum personal u rrit me 0.3 për qind në muaj dhe pesë për qind në vit.
Indeksi bazë i çmimeve të konsumit personal, i cili përjashton artikujt ushqimorë dhe energjikë që Rezerva Federale e SHBA (Fed) i konsideron tregues të inflacionit, u rrit 0.3 për qind nga muaji në muaj dhe 4.6 për qind nga viti në vit në shkurt, duke u ngadalësuar nga muajt e mëparshëm.