Blue Origin, agjencia hapësinore në pronësi të miliarderit amerikan Jeff Bezos, ka marrë një kontratë nga NASA për të ndërtuar një anije kozmike që do të transportojë astronautët në sipërfaqen e Hënës dhe mbrapa, njoftoi NASA.
Projekti i udhëhequr nga Blue Origin vlen më shumë se shtatë miliardë dollarë.
“Ne po bëjmë investime shtesë në infrastrukturën që do të hapë rrugën për uljen e parë njerëzore në Mars”, tha administratori i NASA-s, Bill Nelson.
“Ambiciet tona të përbashkëta tani nuk janë më të vogla se kur Presidenti [John F.] Kennedy sfidoi një brez ëndërrimtarësh për të udhëtuar në Hënë”.
Bezos shkroi në Twitter se ai është “i nderuar që është dakordësuar me NASA-n për të ulur astronautët në Hënë”.