Kryeministrja Italiane, Giorgia Meloni ka kontaktuar me Silvio Berluskoni në spital ku i ka thënë se mezi pret që të kthehet edhe më i fortë.
“Ne presim që ju të ktheheni tek ne së shpejti,” i tha Meloni, Berluskonit.
Berluskoni u diagnostikua me leucemi, e ndërsa të afërmit e tij thanë se po reagon pozitivisht ndaj antibiotikëve. Të njëjtat burime theksuan se “ka një përmirësim inkurajues në shëndetin e tij, krahasuar me pak ditë më parë.
Ai është ende në spital.
“Ai po lufton betejën e tij si një luan,” shtoi djali i tij i madh, Pier Silvio Berluskoni.