“Parlamenti e mbylli vitin në mënyrën më moniste. Të gjitha pushtetet, përveç kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, tani i shkojnë qeverisë”.
Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët.
Kjo, duke iu referuar procesit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, që do të nisë sërish nga e para.
“Të gjithë kandidaturat që ishin në listë për t’u votuar, gjykoj se kjo ishte lista më dinjitoze që është paraqitur ndonjëherë, aty kishte përfaqësues të të përndjekurve politikë, si Besim Ndregjoni, i cili gëzonte mbështetje të gjerë të shtresës së tij dhe një kandidaturë e përkushtuar ditë dhe natë për të drejtat e njeriut ishte dhe veprimtari i shoqërisë civile, Altin Goxhaj. Ishin edhe juristë të njohur, të rinj, përfaqëues të gjeneratës së re si Dorian Gjokmarkaj dhe Ilir Dervishi”, shtoi Berisha.