Në ditën e zisë kombëtare në nder të viktimave të tërmetit në Turqi, kryeministri Edi Rama u shfaq në dritaren e kryeministrisë duke ndezur qirinj në përkujtim të tyre.
Teksa Sali Berisha protestonte në Kuvend, brenda dhe jashtë saj, Rama ndezi qirinjtë.
Ndërkohë edhe në shkallët e kryeministrisë ndezën qirinj në nder të viktimave të tërmetit në Turqi edhe qytetarë të shumtë.
Qeveria shpalli ditën e sotme ditë zie, ku në të gjitha institucionet flamujt janë ulur në gjysmështizë.
Në mesditë në nder të viktimave u mbajt një minutë heshtje edhe në të gjitha shkollat e vendit.