Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se në sulmin kibernetik ndaj sistemeve digjitale dhe qeveritare të vendit, janë përfshirë hakera iranianë por edhe shqiptarë, rusë dhe serbë.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama po u fsheh të vërtetën qytetarëve.
“Dua të informoj shqiptarët me përgjegjësi të plotë nga burime të trefishta, se në operacionin e shkatërrimit të infrastrukturës digjitale në Shqipëri, përveç hakerave iranianë, janë pjesëmarrës hakera në qeveri, hakera rusë dhe serbë. Kjo është një e vërtetë e konfirmuar për opozitën, nga burime shumë serioze.
E thashë këtë, për t’u thënë të vërtetën shqiptarëve, të cilën ua fsheh shqiptarëve Edi Rama dhe klika e tij. Shqiptarët janë dëshmitarë se hakerimi masiv i të dhënave të tyre personale filloi me dorëzimin e të dhënave të patronazhistëve”, theksoi ai.