Seanca plenare e kësaj të enjte nisi me debate të forta mes kreut të PD-së, Sali Berisha dhe mazhorancës.
Teksa kryetarja e parlamentit,. Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën, duke i fikur mikrofonin Berisha hapi video live në Facebook nga foltorja e Kuvendit.
Berisha tha se ka të drejtë të flasë, duke thënë se nuk ka ndërmend të largohet nga foltorja.
“Nuk do të iki, do të qëndroj këtu non stop”, tha Berisha.