Ish kryeministri Sali Berisha është kthyer ditën e sotme në Kuvend pas përjashtimit 10-ditor që i dha Komisioni i Etikës. Në fjalën e tij ditën e sotme Berisha u shpreh çështja McGonigal ka shumë degëzime në Tiranë, duke lënë kështu të hapur dyshimet se në këtë çështje mund të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë.
Berisha: Një nga aferat më tronditëse të kohës, implikimit direkt të kreu tuaj në rekrutimin, korruptimin e kryeagjentit të FBI-së McGonigal dhe përdorimin e tij si vrasës me pagesë. Veprimtaria Rama-Gonigal ka degëzime shumë të mëdha në Tiranë. Janë një seri çështjesh që duhet të marrin përgjigje nga komisioni hetimor parlamentar. Kurrë Shqipëria nuk mund të kapërcejë këtë parim të tmerrshëm nga një njeri që nuk ka asnjë normë. Kemi të bëjmë me një nga aktet më të shëmtuara në historinë e marrëdhënies së dy vendeve. Me aktet më anti-kushtetuese në historinë e një vendi, kemi të bëjmë me një grup mafioz që përdori pushtetin e qeverisë për të gjobitur biznesmenë.