Gjykata e Posaçme ka caktuar “arrest në burg” për Bledar Zenelin, i cili është arrestuar pak ditë më parë pasi kishte bërë thirrje për veprime terroriste.
Mësohet se ky i fundit ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk ka nxitur terrorizëm,.
NJOFTIMI I POLICISË MË HERËT:
“Sot më date 02.08.2022 ne orën 08:00, nga ana e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Antiterrorit, u be ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shtetasin Bledar Zeneli, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale: “Nxitjes thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve” parashikuar nga nenet 232/a dhe 265 te Kodit Penal. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pas një hetimi intensiv dy vjeçar, të kryer me metoda speciale të hetimit nga Drejtoria e Antiterrorit nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, ku dyshohej se nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve te ndryshme “Facebook”, “Twitter”, “Telegram”, publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm”.