Dashi
Për shkak te një mjedisi yjor të trazuar, ka rrezik të keni mosmarrëveshje të shumta me partnerin tuaj. Beni çfarë të mundni që ta largoni rutinën nëse nuk doni që gjerat të marrin tatëpjetën. Beqarët do kenë mundësi të shumta për aventura dhe kjo do i kënaqë pa fund. Në planin financiar do jeni me fat, por në asnjë mënyrë nuk duhet të rrezikoni shumë.
Demi
Do ndiheni mjaft mirë gjatë kësaj dite pranë atij që doni dhe marrëdhënia në çift do jetë mjaft harmonike. Vazhdoni t’i shihni gjerat me optimizëm dhe nuk do keni asnjë problem. Beqarët me shumë gjasa do e gjejnë dashurinë e jetës se tyre. Përgatituni për ndryshime te mëdha. Financat do jenë goxha të paqëndrueshme. Kujdes me çfarëdo lloj shpenzimi që do iu duhet të bëni.
Binjaket
Saturni do ndikojë negativisht gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Priten shumë debate në çift, kështu që kujdes me ato që do thoni. Mos mendoni se ai që keni në krah iu tradhton vetëm se nuk ua plotëson disa dëshira. Beqarët mund të pëlqejnë dikë në punë. Situata financiare do ketë përmirësime të ndjeshme. Bëni investimet e duhura dhe që iu nevojiten më tepër.
Gaforrja
Në çift, marrëdhënia do jetë më e mirë se kohët e fundit. Si ju ashtu edhe ai që keni në krah do tregoheni më të hapur dhe më të kuptueshëm me njëri-tjetrin. Beqarët duhet të jenë shumë të sigurt në vetvete nëse duan të hedhin hapa më tej në jetën sentimentale. Financat do jenë të mbrojtura. Nëse shpenzoni me maturi situata nuk do jetë aspak problematike.
Luani
Mendoni të bëni diçka interesante dhe të veçantë gjatë kësaj dite nëse doni që ta largoni rutinën nga jeta në çift. Në përgjithësi dita për të dashuruarit nuk do jetë problematike. Beqarët nuk duhet të përziejnë dashurinë me financat sepse do i bënin shumë dëm vetes. Në planin financiar nuk është ende koha e duhur për të bërë investime te mëdha. Kujdes!
Virgjëresha
Çiftet që kanë kohë bashkë do e përforcojnë edhe me tepër lidhjen e tyre gjatë kësaj dite dhe do ndihen mjaft mirë pranë atij që duan. Keqkuptimet do t’i zgjidhni menjëherë. Beqarët do t’i marrin gjërat si t’iu vijnë dhe do përfitojnë nga mundësitë për takime. Financat duan më shumë kujdes se kurrë. Nëse shpenzoni kuturu mund të futeni në një situatë të turbullt.
Peshorja
Nëse keni probleme me partnerin, mundohuni ta merrni situatën në dorë dhe t’i zgjidhni një nga një ato. Mos lejoni askush të ndikoje tej ju nëse doni t’i sqaroni shpejt mosmarrëveshjet. Beqarët duhet të bëjnë ende durim. Nuk është momenti më i përshtatshëm për të filluar njohje. Klima yjore do jetë e përshtatshme për transaksione dhe investime të rëndësishme.
Akrepi
Në planin sentimental do keni më shumë nevojë për siguri gjatë kësaj dite. Flisni me partnerin për këtë sepse vetëm të dy mund të gjeni zgjidhjen e duhur. Beqarët duhet ta shfrytëzojnë ditën për të dalë nëpër takime. Mund të ndodhë që të keni edhe dashuri me shikim të parë. Për financat mos u shqetësoni aspak, çdo gjë do shkoje më së miri.
Shigjetari
Dita e sotme do jetë e qetë dhe pa probleme për jetën tuaj në çift. Do e mendoni me pozitivizëm të ardhmen dhe do tregoheni më realiste. Nëse për ju beqare zemra do fillojë të rrahë fort, besojini vetes dhe shumë shpejt do ndiheni të lumtur e të plotësuar. Financat nuk do jenë të këqija megjithatë do bënit mirë të mos shpenzonit pa u menduar aspak.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite do t’i jepni me shumë rëndësi jetës suaj sentimentale dhe do bëni me tepër lëshime se kohët e fundit. Beqarët do kenë takime me shumicë por asnjë person nuk do ua mbushë mendjen për të krijuar një lidhje. Ju e dini me mirë çfarë të bëni. Në planin financiar do favorizohen transaksionet dhe investimet e rëndësishme. Gjithçka do shkojë më së miri.
Ujori
Ka rrezik që Saturni t’iu shtyjë të thoni gënjeshtra gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Mos e teproni sepse shumë shpejt mund të përballeni me ndarje. Beqarët do jenë të favorizuar dhe ka shumë mundësi të takojnë personin e ëndrrave. Tregohuni sa më të hapur. Financat do jenë siç kanë qenë. Mirë do ishte të mos shpenzonit pa u menduar për të mos pasur probleme.
Peshqit
Ju ëndërroni një dite pasionante dhe të veçantë sot, por partneri nuk i shkëpusë për asnjë moment këmbët nga toka dhe nuk do ua plotësojë dëshirat. Beqarët do kenë një takim të papritur i cili mund t’i bëjë të dridhen. Jepuni personave që do takoni mundësi për t’i njohur. Në planin financiar nuk duhet të nxitoheni për asgjë. Pak nga pak do arrini ta stabilizoni situatën.