Këshilli Kombëtar i Sigurisë së Belgjikës ka vendosur të ndalojë ministrat, anëtarët e kabinetit dhe zyrtarët federalë që të përdorin aplikacionin kinez TikTok në pajisjet e tyre profesionale.
“Një vendim logjik dhe i nevojshëm”, shkroi zëvendës kryeministri Georges Gilkinet në Twitter, raportoi Tanjug.
Belgjika beson se hetimet e kryera nga shërbimet e sigurisë kanë treguar se aplikacioni kinez ka disa të meta sigurie, gjë që hap derën për spiunimin e mundshëm të të dhënave të përdoruesve të tij.
Më herët, ministri-presidenti i rajonit të Valonisë, Elio Di Rupo, njoftoi synimin e qeverisë për të ndaluar aplikimin për stafin valonë, dhe dy ditë më vonë qeveria e rajonit flamand bëri të njëjtën gjë.
Institucionet e Bashkimit Evropian, si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kohët e fundit gjithashtu vendosën të ndalojnë përdorimin e TikTok në pajisjet profesionale të punonjësve të tyre.