Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas lirimit të 3 policëve të Kosovës të cilët u rrëmbyen nga Serbia.
Në një postim në Twitter, Begaj shkruan se palët duhet të kthehen në tryezën e dialogut. Ai po ashtu bën thirrje për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.
“Përshëndes lirimin e tre policëve të Kosovës. Uroj kthim sa më të shpejtë e efektiv të palëve në tryezën e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së dakordësuar në Bruksel dhe Ohër”, shkruan Begaj.