Bashkimi Evropian ka ngrirë asetet ruse me vlerë rreth 17 miliardë euro që kur Moska pushtoi Ukrainën në muajin shkurt të këtij viti.
Vendimi është publik nga komisioneri i drejtësisë i BE-së Didier Reynders. “Deri tani, pasuritë e 90 personave janë ngrirë, mbi 17 miliardë euro në shtatë shtete anëtare, përfshirë 2,2 miliardë euro në Gjermani”, tha ai për grupin mediatik të gazetave ”Funke”.
Zyrtarët ukrainas kanë bërë thirrje që asetet të përdoren për të rindërtuar vendin e tyre pas luftës. “Nëse janë para kriminale të konfiskuara nga BE-ja, është e mundur që ato të transferohen në një fond kompensimi për Ukrainën”, tha zoti Reynders.
Reynders vuri në dukje se sanksionet perëndimore kanë çuar gjithashtu në “ngrirjen e 300 miliardë eurove” të rezervave të Bankës Qendrore të Rusisë në të gjithë botën. BE-ja ka miratuar tetë paketa sanksionesh që nga fillimi i luftës ruse kundër Ukrainës nëntë muaj më parë.
Sipas zyrtarëve të BE-së 300 miliardë euro mund të shpërbejnë si garanci në rindërtimin e Ukrainës edhe pse kjo sipas ekspertëve është e pamjaftueshme pasi shkatërrimi është i konsiderueshëm.
Që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014, 1236 persona, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov, si dhe oligarkët, përfshirë Roman Abramovich, janë subjekt i ngrirjes së aseteve dhe ndalimit të hyrjes në BE.