Policia ka vënë në pranga bashkëshortin e 57-vjeçares, e cila u hodh nga furgoni në lëvizje në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, të premten. Merushe Gjuzi u hodh nga dera e pasme e furgonit për pasagjerë dhe sipas policisë ajo ka ndërmarrë aktin për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.
Sipas policisë bashkëshorti i saj ka ndikuar në gjendjen mendore të viktimës për shkak të dhunës psikologjike të ushtruar ndaj 57-vjeçares.
68-vjeçari banues në Rrogozhinë, u arrestua për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.