Banorët e Divjakës kanë protestuar kundër vendosjes së traut në park duke detyruar çdo vizitor që të paguajë një tarifë të caktuar për të hyrë brenda tij.
Çdo vizitor detyrohet të paguajë 50 lekë të reja, ndërkohë për automjetet është vendosur një tarifë prej 150 lekësh të reja.
Protestuesit kanë shtyrë kabinën e vendosur në hyrje të parkut ku çdo person që dëshiron të futet brenda tij duhet të ndalojë për të bërë pagesën.
Protesta ka vijuar prej disa ditësh pasi qytetarët ishin lajmëruar për vendosjen e kësaj mase, ndërkohë situata është tensionuar prej ditës së mërkurë kur është vendosur edhe trau.
Policia ka krijuar kordon në aksin kryesor të rrugës në mënyrë që të shmanget bllokimi i saj nga protestuesit.