Në fundjavë, Banka e Silicon Valley u detyrua të mbyllej pasi depozituesit nxituan të tërhiqnin fondet e tyre menjëherë.
Sot, u njoftua se Signature Bank me qendër në Nju Jork është detyruar gjithashtu të mbyllë dyert.
“Ne po njoftojmë gjithashtu një përjashtim të ngjashëm të rrezikut sistemik për Signature Bank, Nju Jork, Nju Jork, i cili u mbyll sot nga autoriteti i saj shtetëror charter”, thanë në një deklaratë të përbashkët Thesari, Rezerva Federale dhe FDIC.
Regjistrimet e fundit të Signature Bank tregojnë se ajo kishte 110.4 miliardë dollarë në total asete dhe 88.6 miliardë dollarë në total depozita.
Sipas gazetës CNBC, banka ishte një e preferuar në industrinë e kriptomonedhave.
Fed dhe Thesari i SHBA njoftuan sot një program masiv për të mbrojtur paratë e investitorëve në të dy bankat, të cilat do të paguhen plotësisht.
“Ky hap do të sigurojë që sistemi bankar i SHBA të vazhdojë të kryejë rolet e tij jetike për mbrojtjen e depozitave dhe sigurimin e aksesit në kredi për individët dhe bizneset në një mënyrë që promovon rritje të fortë dhe të qëndrueshme ekonomike”, thanë agjencitë në një deklaratë të përbashkët.
Megjithatë, aksionerët në banka do të mbeten duar bosh, pa ndihmë nga qeveria.