Sot zhvillohet raundi i dytë i Primareve për kandidatët për Kryetarë Bashkie të Partisë Demokratike të Shqipërisë në 5 degë. Votimit për balotazhin e kësaj të diele zhvillohen në Mat, Dibër, Fier, Mirditë dhe Librazhd. Procesi i votimit hapet në orën 8.00 dhe do të mbyllet në orën 18.00.
Nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, Qendrat e Votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit. Kujtojmë se një jave më parë ky proces u zhvillua në të gjitha degët e PD ndërsa sot kandidatët që nuk morën më shumë se 50% të votave do të konkurrojnë për të rimarr mbështetjen e anëtarësisë për të qenë kandidatët zyrtarë të 14 majit përballë socialistëve.