Një sherr banal është kthyer në tragjedi në Greqi në ishullin e Mykonisit që i ka marrë jetë një të riu shqiptar.
Viktima është Visar Dakrama i cili është konfliktuar me një 34-vjeçar grek në një lokal në ishullin grek pas sherrit për një vajzë.
Mediat greke shkruajnë se ai donte të bëhej hotelier. Njerëz të afërt tregojnë për protothema.gr se babai i tij ishte polic në Shqipëri, ndërsa vëllai i tij jetonte në Angli dhe merret me ndërtim.
Për shumë vite, viktima punonte në ishull si elektricist. Në të njëjtën kohë, sipas informacioneve të protothema.gr , 34-vjeçari kishte arritur të ndërtonte një shtëpi luksoze në Chora, të cilën ua jepte me qira turistëve përmes platformës booking.com për 800 euro nata gjatë muajve të verës.
Shtëpia që viktima ka blerë në Ornos i ka kushtuar 150 mijë euro. Ai arriti ta rinovonte, madje vendosi një pishinë të vogël në tarracën e tij për të rritur vlerën e blerjes së pronës dhe për ta dhënë me qira me çmim të lartë për turistët.
Nga sa mësohet autori grek është arrestuar dhe ka deklaruar para hetuesve se ka qenë në gjendje të dehur.