Një aksident ka ndodhur rreth orës 10:15 në Velipojë, ku dyshohet se shtetasi M.B. ka aksidentuar me automjetin e tij shtetasin K. U., rreth 77 vjeç, (i cili po lëvizte me biçikletë), i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B., është shoqëruar në Komisariat, nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.