Një aksident ka ndodhur në Sauk, ku autobusi i linjës së Petrelës është përplasur me një automjet tip “Audi”. Për pasoja kanë mbetur të lënduar 6 persona. Ata janë dërguar me urgjencë në spital dhe pasi kanë marrë ndihmën e parë, 3 prej tyre u larguan nga spitali.
Policia njofton se nga verifikimet paraprake rezulton se, drejtuesi i “Audit”, i cili mbeti i plagosur, ka hyrë kundra-vajtje duke i dalë para autobusit dhe duke shkaktuar aksidentin.