Është identifikuar autori i atentatit në “Don Bosko” që ndodhi një ditë më parë. Andrea Bregasi, 32 vjeç, qëlloi me armë drejt fqinjit të tij, Rudolf Zefi, i cili shpëtoi pa lëndime.
Bregasi kishte dalë pak kohë më parë nga burgu për grabitje me armë. Policia ka ofruar 5 mijë euro shpërblim për çdo informacion të vlefshëm mbi autorin.
“Strukturat e DVP Tiranë, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore, dhe informacioneve të marra nga inteligjenca policore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Andrea Bregasi, i ditëlindjes 09.12.1992, banues në Tiranë. DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autori”, njofton policia.