Kryeministri Edi Rama e ka komentuar me ironi denoncimin që ka bërë Salvador Kaçaj, ish-kryetar i komunës Shëngjin ku deklaroi se i është bërë atentat. Rama me batutë tha se ky atentat i ishte organizuar nga Ulsi Manja dhe Pjerin Ndreu, pr theksiu se edhe pse dështuan ia dolën që të merrnin Bashkinë e Lezhës.
“Pjerini la pa thënë si ishte puna e atentatit që i bëri bashkë me Ulsin, se çdo gjë e kisha imagjinuar, por që këto të dy do tentonin që të hiqnin qafe Salvadorin në autosdradë, se kisha parë as në ëndrrën më kurajoze, megjithatë atentati dështoi, po pasur nevojë që të heqin qafe Salvatorin, nuk rrija dot pa e thënë se kemi pasur një hall të përbashkët, deri kur filloi fushata, se Salvatori i shkruante Ulsiut “kur do takohem me shefin”, Ulsiu më thoshte mos e tako se është mashtrues, dhe unë i thoja kujdes mos të mashtron ty, se mua jo dhe si përfundim mashtroi atë plakun deshën të më vriste Ulsiu me Pjerinin”, tha Rama.
Rama ka falenderuar qytetarët për votat më 14 Maj. Ai u shpreh se PS siguroi një rezultat të jashtëzakonshëm si në Lezhë ashtu dhe në Kurbin.
“Gjithë ky rezultat i jashtëzakonshëm në Lezhë e Kurbin, por përveç jush dhe gjithë ata që nuk janë këtu, por morën pjesë në përpjekjen për t’i dhënë votën Pjerinit dhe Majlindës. Unë jam shumë i prekur nga gjithë mbështetja që kemi marrë më 14 Maj, po sidomos në bashkitë që unë i fusja te ato 11 të diskutueshme dhe realisht e vërteta është që të dyja këto bashki ishin nga ato 11 dhe fitorja në të dyja këto bashki është kënaqësi nuk diskutohet, por ajo zgjat pak ditë dhe vendin ja zë përgjegjësia e madhe. Na kanë lënë në dorë si të thuash që ne t’u provojmë që me ne mund të shkojnë vetëm përpara.”, u shpreh Rama.