Kryedemokrati Sali Berisha e ka cilësuar si një akt terrorist shtetëror atentatin që ju bë mëngjesin e sotëm kreut të Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca.
Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën dhe ministrin Çuçi pasi sipas tij policia në Shkodër sillet dhe vepron si një seksion i Partisë Socialiste ndaj dhe dyshimet kryesore bien mbi ta.
‘‘Kërkonin eliminimin e tij fizik pasi ai dhe familja e tij janë qytetarë shembullore. Ishte akt terrorist shtetëror. I shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim të plotë, dënoj këtë krim të shëmtuar’’, u shpreh Berisha.
Kryedemokrati u ka bërë thirrje të gjithë demokratëve që të mos frikësohen dhe të mos ndalen përpara kërcënimeve të shtetit.