Në lidhje me atentatin e dështuar në Elbasan, policia arrestoi Arben Spahiu 53 vjeç dhe Arsen Preçi 44 vjeç. Ata janë marrë në pyetje nga policia por kanë mohuar të kenë lidhje dhe të kenë përdorur mjetin tip BMW.
Dy të arrestuarit Arben Spahiu dhe Arsen Preçi kanë mbajtur deklarim mohues përballë të gjitha fakteve. Brenda automjetit u gjetën 3 armë zjarri, si dhe për dokumentet e falsifikuara që i përkisnin Arben Spahiut. Ky i fundit, sipas burimeve ka pohuar se nuk ka dijeni për mjetin dhe armët. Ndërsa në lidhje me dokumentet e falsifikuara greke me foton e tij, Spahiu ka thënë se mund të jenë bërë nga dikush që ka dashur t’i bëjë keq.
Makina është vjedhur në qytetin e Shkodrës dhe policia e ka ndjekur atë deri në Nikël dhe më pas janë humbur gjurmët e mjetit.