Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ku ka humbur jetën daja dhe është plagosur nipi. Raportohet se viktimë e këtij atentati me armë ka mbetur Ramazan Sino 29 vjeç kunati i Gentjan Bejtjas dhe është plagosur djali i tij Gentjan Bejtjas, Alvi Bejtja 13 vjeç.
(Në foto Gentian Bejtja)
Policia raporton se persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr drejt banesës së Gentjan Bejtjas ku si pasojë e plumbave mbeti viktimë 29-vjeçari.
Mësohet se Gentjan Bejtja i cili dyshohet se ka qenë edhe objektivi i atentatit u ka shpëtuar plumbave. 40 minuta pas ngjarjes policia bën me dije se në Tapizë, tek ‘Lapidari’ është gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip “Volkswagen”.
Objektivi i atentatit Gentjan Bejtja është një emër i njohur për policinë pasi ka precedentë të mëparshëm penal. Ai i ka shpëtuar edhe më parë atentatit, ku në vitin 2022 ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Ai i ka shpëtuar edhe atentati me eksploziv në makinë në 2016, ku mori plagë të rënda. Gentjan Bejtja është me precedentë penal në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë.
Ai është hetuar edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua se ai bashkë me Enver Stafukën, ishte njëri nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj në vitin 2013.