Një atentat ka ndodhur pak minuta më parë në Dukagjin.
Mësohet se është ekzekutuar Zef Guri, ndërsa ka mbetur i plagosur djali i tij Gjin Guri.
Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali. Gjin Guri njihet si një person me precedentë penal. Në vitin 2015, Guri ka shkëmbyer zjarr me policinë në një aksion anti-kanabis në zonën e Dukagjinit, pasi dyshohej si kultivues i bimëve narkotike.
Ndërsa në vitin 2021 i është vendosur një sasi tritoli në lokalin e tij në Shosh.