Asnjë prej Universiteteve Shqiptare nuk është renditur në atë që njihet si klasifikimi i Shangait.
Në listën me 1 mijë universitete nga gjithë botë, nuk ka asnjë universitet shtetëror apo privat nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonisë së Veriut.
Në vendet e parë renditen universitete nga SHBA, Britania e Madhe dhe vendet e BE.
Lista e Shangait vlerëson mbi 1 mijë universitete në gjithë botën. Renditja bëhet mbi bazën e kritereve të kërkimit shkencor dhe njohjes së diplomave. Klasifikimi ka nisur që nga viti 2003 dhe publikohet çdo vit.