Vdekja e 7-vjeçares Jonada Avdia ishte lajmi i kobshëm që tronditi gjithë shoqërinë shqiptare ditën e sotme.
Jonada e vogël e cila ishte kthyer nga Britania sëbashku me familjen e saj për të kaluar disa ditë pushime në vendlindjen e saj Shqipërinë, për të respektuar edhe të ashtuquajturin “Turizëm patriotik”, ju pre jeta në mes, nga skafi i drejtuar nga oficeri i policisë Arjan Tase.
Një ngjaje e cila ka tronditur të madh e të vogël, një ngjarje e cila të rrëqeth mishin kur e dëgjon, e jo më ta shohësh live siç ju ndodhi pushuesve të pranishëm në Himarë, mes tyre dhe gazetarja Esmeralda Keta.
Me anë të një postimi në Facebook, gazetarja Keta tregon se çfarë ndodhi në këtë ditë të “zezë’ ku një 7-vjeçareje ju ndërpre ëndrra në mes.
Sipas gazetares pas tragjedisë askush nga pushuesit nuk kishte zemër e guxim të nxirrte nga deti trupin e pajetë të vogëlushes, veç një pushuesi holandez i cili punonte tek ndihma e shpejtë. Edhe më rrëqethës ka qenë reagimi i nënës së vogëlushes, e cila edhe pse humbi dritën e syve të saj, gjen forcën dhe guximin tu jepte një mesazh të pranishmeve, duke ju thënë të mbanin fort njëri-tjetrin.
Postimi i gazetares Keta:
Vetëm pak metra larg fëmijëve të mi që po laheshin ne det, një 5-vjecare e bukur, me kacurrela te arta, u masakrua nga një skaf…Per te kuptuar se sa dramatike ishte ngjarja mjafton tu them se asnje prej dhjetra pushuesve nuk guxonte të futej në det e të nxirrte trupin e vogushes së pafat, vetëm një hollandez qe punonte tek ndihma e shpejte pati kurajon te mblidhte trupin e vogelushes….
Familja me origjinë nga Tropoja por që jetonte në Kanada, vetëm dje pasdite kish mbërritur ne Potam per te kaluar pushimet që u kthyen në tragjedi.
Kush e ka fajin?
Nê vendin ku ndodhi ngjarja kishte kordon sigurie per mjetet e lundrimit, por te gjithe ne kemi nevoje te dime a jane me licencë këto kordone? Nese po, a jane ato konform ligjit? Qe do te thote te jene te taposura, te jete i lire kordoni dhe te mos vendosen cadra ne vendin qe i korespondon kordonit, te kete njerez qe ndihmojne dhe udhezojne mjetet qe dalin ne breg, por edhe qe nuk i lejojne pushuesit te lahen brenda tij.. n
Nese nuk i plotesojne keto kushte atehere, ata qe e kane per detyre ta monitorojne duhet te mbajne pergjegjesi.
Duke pare se sa shume kordone te tilla ka pergjate vijes bregdetare duhet te marre fund mania qe cdo lokal te kete dalje ne det…
Do ta kem të vështirë të shkul nga mendja fytyrën e së ëmës se vogelushes, teksa nje kordon i gjate pushuesish shkoi te ngushellonte. E vetmja gje qe mund te benin ishte ti jepnim nje perqafim e ajo mu drejtua, kur pa femijet e mi: “Shijoni njeri -tjetrin. Mos lejoni hallet t’ ju mbysin. Une e humba pergjithmone vogelushen time”. E mbytur ne lot dhe mes asaj dhimbje ajo grua kishte force te na thoshte nje fjale te mire, ndersa ne nuk ia mbrojtem dot vogelushen e saj. Edhe pas 4 oresh nga ngjarja ajo vazhdon e qendron ende ne skenen e krimit, nga frika se mos e manipulojne ngjarjen…