Kreu i Kadastrës, Artan Lame është shkarkuar nga kjo detyrë dhe në vend të tij do të prezantohet Dallëndyshe Bici, e cila deri tani ka mbajtur detyrën e kreut të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Nuk ka një njoftim zyrtar për këtë lëvizje të fortë në krye të administratës së regjistrimit të pronave në vend.
Lame është pjesë e administratës së kryeministrit Rama që në vitin 2013 kur ai mori detyrën e kreut të Agjencisë së Legalizimit dhe Urbanizimit të zonave Informale (ALUIZNI).
Dalja e fundit publike e Lames si kreu i Kadastrës ishte këtë të enjte në krah të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili inspektoi asfaltin e radhës në një rrugicë të kryeqytetit.